Rüdiger dhe Courtois mungojnë ndaj Rayo Vallecanos – Ancelotti nuk i përfshin në skuadër

Real Madrid do të përballet sot me Rayo Vallecanon në kuadër të javës së 27-të të La Ligës.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Megjithatë, skuadra madrilene do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm, Antonio Rüdiger dhe Thibaut Courtois, të cilët nuk janë ftuar nga trajneri Carlo Ancelotti.

Raportohet se mungesa e portierit belg dhe mbrojtësit gjerman lidhet me formën e tyre jo të mirë.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Rayo Vallecanos do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabéu” me fillim nga ora 16:15.