Sekuestrohen 10 kg lëndë narkotike, arrestohen dy të dyshuar

Hetuesit policorë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Prizren, në vazhdën e trajtimit të një rasti, nën dyshimin për trafikim me lëndë narkotike, kanë arritur të identifikojnë të dyshuarit. Policia ka hasur dhe sekuestruar dëshmitë  si në vijim:

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

– Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë,  me peshë 10 kg e 510 gr,

– Një armë zjarri kalibër 7.62 mm, me një karikator me 8 fishekë,

– Dy automjete me targa vendore dhe

– Tre telefona.

Operacioni ka vazhduar me kontrollimin e një shtëpie dhe një lokali, ku janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë tjera: 

– Substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë,  me peshë 874 gram,

– Katër fishekë,

– Dy peshore elektronike,

– Dy kuti  me pajisje për pastrim të armëve,

– Një foli plastike dhe  

– Të holla 3965 euro. 

Lidhur më rastin janë ndaluar dy të dyshuar: N.I., (viti i lindjes 1985, mashkull kosovar) dhe E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar). Po ashtu, policia ka informacione se i përfshirë në rast është edhe një i dyshuar tjetër, i njohur për policinë. Të dyshuarit janë janë ndaluar për 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *