Në një postim në platformën X, ambasadori gjerman Joern Rohde theksoi mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe përpjekjet për të siguruar votat e nevojshme.
“BE-ja ka reaguar ashpër: veprimet e Serbisë në Këshillin e Evropës, që pengojnë përparimin e Kosovës, shkelin Marrëveshjen e Ohrit të vitit 2023. Gjermania qëndron përkrah Kosovës, duke mbështetur aspiratën e saj për anëtarësim të plotë në KiE dhe duke ndihmuar në sigurimin e votave bazuar në meritën e saj” – thuhet në reagimin e ambasadorit.