Presidentja Osmani takoi Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në takimin tim të parë me Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen, diskutuam mbi zhvillimet e fundit në vend dhe pritshmëritë nga dialogu i Brukselit.

Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë, thuhet ne komunikaten e Presidences.