Dodik dekreton ligjet jokushtetuese në RS

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, mbrëmjen e 5 marsit ka nënshkruar dekretet për shpalljen e ligjeve jokushtetuese, të miratuara në Kuvendin e këtij entiteti të Bosnjë e Hercegovinës, me të cilat ndalohet veprimtaria e Gjykatës dhe Prokurorisë së Bosnjë e Hercegovinës, Agjencisë Shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës (VSTS).

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Ndër këto ligje përfshihet edhe ai për Regjistrin e Posaçëm dhe transparencën e punës së organizatave jofitimprurëse.

Më herët gjatë ditës, Klubi i Boshnjakëve në Këshillin e Popujve, organ legjislativ i Republikës Sërpska (RS), nuk e aktivizoi mekanizmin e interesit jetik kombëtar, i cili do të mundësonte potencialisht parandalimin e hyrjes në fuqi të ligjit që ndalon punën e institucioneve gjyqësore dhe prokuroriale të shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës në atë entitet.

Ligjet u miratuan nga Kuvendi i Popullit të RS më 27 shkurt, si organi kryesor legjislativ.

Këshilli i Popujve, në fakt, nuk është një dhomë e barabartë me Kuvendin Popullor të RS-së, por një institucion i veçantë i pushtetit legjislativ, që shqyrton ligjet vetëm nëse një ose më shumë klube të popujve kërkojnë shqyrtimin e shkeljes së interesit jetik kombëtar.

Pas vendimit të Klubit të Boshnjakëve, u krijuan kushtet që këto ligje jokushtetuese, të cilat ndalojnë punën e institucioneve gjyqësore të shtetit të Bosnjës në RS, të nënshkruhen nga presidenti i RS, Milorad Dodik.

Ai veçse kishte paralajmëruar se do ta bënte këtë dhe pasi nënshkroi dekretin për shpalljen e tyre, ligjet do të hyjnë në fuqi një ditë pas pas botimit në Gazetën Zyrtare të RS.

Pas hyrjes në fuqi, mbetet mundësia e kontestimit të këtyre ligjeve para Gjykatës Kushtetuese të Bonjës ose e anulimit të tyre nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar, Christian Schmidt, në përputhje me të ashtuquajturit “fuqitë e Bonit”.

Fuqitë e Bonit përfshijnë të drejtën e përfaqësuesit të lartë për të miratuar ose ndryshuar ligje dhe direktiva, për të shkarkuar zyrtarë, për të vendosur sanksione, për të kundërshtuar vendimet e institucioneve, për të ndryshuar të gjitha kushtetutat përveç asaj shtetërore, si dhe për të krijuar ose shfuqizuar institucione. REL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *