Kaos në Kuvendin e Serbisë

Në seancën e rregullt pranverore të Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, hedhje tymuese, flakë… Dy deputete të SNS-së u lënduan, ndërsa njëra shtatzënë u sëmurë. Në rendin e ditës të seancës ishin parashikuar 62 pika, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë, një projektligj për kreditë për banim për të rinjtë dhe një votim për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Ana Brnabiq. ZLF ka paraqitur propozim që në seancë të diskutohet vetëm për Ligjin për Arsimin e Lartë, propozimi është refuzuar. Miroslav Aleksiq ka bërë të ditur se “opozita ka konstatuar dorëheqjen e Qeverisë”. Qytetarët e mbledhur para Kuvendit kanë hedhur vezë në drejtim të objektit.

Rezervo bileten tënde tani me ofertën më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *