Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës. Deri sot pasdite në këtë qendër janë numëruar 145 nga 187 kuti të votimit që i takojnë votuesve nga komuna të ndryshme. Aktualisht, në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit nga komunat Vushtrri, Junik, Ferizaj, Prizren, Shtime dhe Suharekë”.
Sipas të dhënave aktuale, Lëvizja Vetëvendosje prin e para me votat me postë me 52.72 për qind
E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.80 për qind, gjersa e treta është Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind, Aak -Nisma 3%.
Me këtë trend,kanë thënë zyrtarë të KQZ-së se presin që deri nesër të përfundojë numërimi i votave me postë e pastaj do të fillojë numërimi I mbi 12 mijë votave me kusht dhe i mbi dy mijë votave të personave me nevoja twëvecanta.
Pasi të përmbyllen të gjitha këto procese dhe pasi të marrim konfirmim nga PZAP dhe Gjykata Supreme se nuk ka një cështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione, atëherë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjekte politike dhe kandidatë për deputetë”.
E Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shkuar sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në këtë institucion për disa fletëvotime që janë shpallur të pavlefshme.
Siç merret vesh, Vetëvendosje po kërkon që të llogariten si të vlefshme disa fletëvotime që janë printuar në mënyrë të gabuar dhe nuk përmbajnë të gjitha subjektet e certifikuara nga KQZ.
E nw Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve nw mbrwmje pati edhe njw incident. Aty u pa edhe policia e Kosovws bwjnw tw ditur burimet e portalit …?
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, i cili wshtw bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.
Geci ka debatuar me Krasniqin,kur po numwroheshin fletvotimet. Deri pak minuta mw parw Geci u pa duke monitoruar procesin e numwrimit nw Qendwr tw numwrimit dhe rezultateteve.